Telefonata që zbuloi vendin e kufomave të të rinjve nga Malësia e...

Telefonata që zbuloi vendin e kufomave të të rinjve nga Malësia e Madhe

341
0
Shares

Trupat e pajetë të dy kushërinjve Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj i gjeten sot fale telefonates qe ka bere vete vrasesi i dyshuar.

Viktimat janë gjetur në një zonë të Malësisë së Madhe. 
Që nga 3 tetori ata rezultonin të humbur bashkë me shtetasin Danjel Pepaj. Ky është autori i dyshuar i ngjarjes dhe pasi ka qëlluar, ai më pas i ka fshehur trupat dhe është larguar në drejtim të paditur.

Gazetari Senad Nikshiqi, për News24 raportoi se bazuar në dëshmitë e qytetarëve, autori i dyshuar menjëherë pasi ka kryer krimin ka telefonuar vëllain e tij.

Ai mësohet se i ka rrëfyer atij të gjithë ngjarjen dhe më pas ka humbur kontaktet. Nuk dihet nëse ai është ende në Shqipëri apo ka kaluar në territorin e Malit të Zi.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur me 3 tetor kur tre shtetasit e mësipërm kanë shkuar në fshatin Bajzë të Malësisë së Madhe, ndërsa i ka dërguar me makinë vëllai i Vilson Çutaj, shtetasi Olsi Çutaj.

Te lokali në Bajzë shtetasit Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj dyshohet të kenë dhunuar fizikisht personin tjetër, Danjel Pepaj, duke e akuzuar se i kishte vjedhur një sasi prej 20 kilogramë kanabis sativa, nën dyshimin se e ka korrur pa u treguar atyre dyve.

Në dëshminë e tij, vëllai i Vilson Çutaj ka deklaruar për policinë se ai nuk ka dëgjuar se për çfarë konflikti bëhej fjalë, pasi tre shtetasit e kanë zhvilluar debatin në pjesën mbrapa lokalit.

“Kur kam dëgjuar se po bërtisnin jam ngritur nga lokali dhe kam shkuar për t’i ndarë, por nuk e di për çfarë konflikti bëhet fjalë”, ka deklaruar vëllai i Vilson Çutaj, raporton  news 24.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY