EMRI/Zbulohet personi që urdhëroi vrasjen e vëllait të Talo Çelës në Elbasan

EMRI/Zbulohet personi që urdhëroi vrasjen e vëllait të Talo Çelës në Elbasan

350
0
Shares

Është zbardhur vrasja e Bujar Çelës, vëllait të shumëkërkuarit Talo Çela. Sipas burimeve të A2, porositësi i kësaj vrasje dyshohet të ketë qenë Erion Alibej.

Ky i fundit është arrestuar më 18 shtator, pasi akuzohet si porositësi i dy vrasjeve të ndodhura më datë 20 korrik në qytetin e Elbasanit, në lagjen “28 Nëntori”, ku u vra me armë zjarri shtetasi Emiljano Ramazani dhe i vrasjes së ndodhur më datë  29.07.2020, në afërsi të varrezave të qytetit, ku mbeti i vrarë me armë të ftohtë shtetasi Regis Runaj. Aktualisht, ndaj Alibejt është dhënë masa e sigurisë arrest me burg.

Bujar Çela u vra mëngjesin e 17 shtatorit në zonën e Bradasheshit, pranë qytetit të Elbasanit, teksa ishte duke pirë kafe në një lokal.

Ndërkohë, Erion Alibej është vëllai i Endrit Alibej, i cili mbeti i vrarë në aksin Elbasan-Metalurgji, teksa u qëllua me breshëri. Të vdekur mbetën daja i tij Arben Dylgjeri dhe Erdal Durunay, shtetas turk, mik i Endritit.

Erion Alibej është me precedent penal dhe në Itali njihej me emrat Erion Dylgjeri dhe Andrea Alibej. Vrasjet dyshohet të jenë kryer për hakmarrje.

Më 4 qershor të vitit 2013, Endrit dhe Erion u vunë në pranga nga autoritetet italiane në kuadër të operacionit të koduar “Cocash”. Në saj të këtij operacioni u shkatërruan dy grupe të trafikut të drogës. Në dy shtëpitë e vëllezërve në Itali, pas arrestimit u sekuestrua 15 kg kokainë.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY