VIDEO/Basha tregon planin e PD në Kurbin: Sot ne kemi fjalën, nesër...

VIDEO/Basha tregon planin e PD në Kurbin: Sot ne kemi fjalën, nesër vendimet tona, sa ta largojmë këtë të keqe

124
0
Shares

Kryedemokrati Lulzim Basha është takuar me qytetarë dhe biznese në Laç duke dëgjuar problematikat e tyre dhe shprehur propozimet që opozita i ka bërë qeverisë për t’i ndihmuar deri më 25 prill.

I vetëdijshëm se deri në 25 prill çelësat i ka Edi Rama, Basha tha se sot kanë vetëm fjalën, ndërsa kur të vijnë në pushtet do të marrin vendime të rëndësishme për qytetarët.

“Ky po e shtyn ekonominë në greminës. Pritet që edhe 40% e shqiptarëve ti shtohen të varfërve. Pse, sepse paratë shkojnë për oligarkët. Këtë do ta zgjidhim së bashku me votë.

Rama vazhdon ti japë paratë oligarkëve. Ne duam që lekët tuaja të vijnë tek ju.

Pas 25 prillit kemi zgjidhje të tjera. Deri në 25 prill çelat i ka ky, duam apo nuk duam. Ne kemi vetëm fjalët dhe propozojmë zgjidhje.

Është kriminale që ju t’ju lenë pa bukë dhe përditë japin miliona euro për oligarkët.  Ne sot kemi vetëm fjalën, por ju siguroj se nesër do të bëjmë më shumë.

Në planin tonë kemi propozuar 160 mijë lekë për 6 muajt e ardhshme. Ta hapin qesen edhe për qytetarët, jo vetëm për oligarkët. Është një ndihmë minimale që nuk të zgjidh situatën por ju vjen në ndihmë. Është diçka e mundur që realizohet nga shteti. Ky plan është i zbatueshëm nëse ka vullnet politike. Sot kemi fjalën, nesër do marrim vendim të rëndësishme”, tha Basha.

#LulzimBasha #LIVE – Takime me biznese dhe qytetar të Kurbinit, për të dëgjuar problematikat e tyre dhe për të ndarë me ta planin e rimëkëmbjes propozuar nga PD.

#LIVE – Takime me biznese dhe qytetar të Kurbinit, për të dëgjuar problematikat e tyre dhe për të ndarë me ta planin e rimëkëmbjes propozuar nga PD.

Publiée par Lulzim Basha sur Jeudi 8 octobre 2020

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY