U “dogj” pasi nxori sekretin e gjermanëve, ish kreu i OFL-së i...

U “dogj” pasi nxori sekretin e gjermanëve, ish kreu i OFL-së i pakënaqur: Apelon vendimin

115
0
Shares

Ish-drejtori i pezulluar i OFL-së Artan Shkembi ka ankimuar vendimin e dhënë ndaj tij nga Gjykata e Posaçme, pas dyshimeve se ka dekonspiruar aksione ndërkombëtare.

Sipas avokatit Artan Broci, vendimi i Shkallës së Parë i Gjykatës së Posaçme është i parsyetuar, dhe se Shkembi duhet të qendrojë në detyrë pavarësisht hetimeve. Broci deklaron se qëndrimi i tij në detyrë nuk rrezikon prishjen e provave pasi ato tashmë janë administruar nga SPAK.

Kujtojmë se kanë qenë hetues gjermanë ata që kanë ngritur dyshime se Shkëmbi ka informuar dy subjekte të OFL-së që të ishin të kujdesshëm, pasi ndaj tyre ishin duke e kryer hetime.

Shkëmbi u pezullua nga detyra nga Ardi Veliu, pasi ishte nën hetim nga SPAK, ndërsa u akuzua për nxjerrje të sekretit hetimor. Ishte një informacion i konsideruar si “top sekret” i ardhur nga Gjermania që “dogji” kreun e OFL.

Autoritetet gjermane kanë kërkuar informacion në lidhje me një grup të trafikut të kokainës, por që sipas tyre në lidhje me këtë kërkesë ishte vënë në dijeni vetë grupi kriminal.

Gjermanët pretendojnë se ishte Shkëmbi ai që dekonspiroi informacionin duke vënë në dijeni grupin e trafikantëve shqiptarë përmes një platforme chati të kriptuar.

Burimet thonë për abcneës.al se përveç sistemit TIMS të dhënat janë kërkuar edhe me programin “Deep see”, i cili është program që mund të kërkojnë informacione sekrete vetëm zyrtarët e lartë të policisë.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY