Me shpejtësi të madhe pas krimit që bënë: Aksidentohen të rinjtë në...

Me shpejtësi të madhe pas krimit që bënë: Aksidentohen të rinjtë në Thumanë, njëri vdes

176
0
Shares
Ilustruese

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës në aksin e vjetër Thumanë-Fushë Krujë. Abcnews.al mëson se policia ka vënë në pranga autorin e dyshuar të ngjarjes.

Mëngjesin e së mërkurës u aksidentua mjeti tip Audi A3 me drejtues Flogert Voglin, ndërsa 26-vjeçari Mariglen Deva, që ishte pasagjer, humbi jetën.

Sot Vogli u ndalua nga polica ndërsa po punohet për kapjen e Alfonc Lekës.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti tip Audi A3, me targa AA603IG, targat AA593XF të vendosura poshtë targave në mjetin Audi, mjeti tip Wolzvagen Gplf 5 me targa AA021YM, (marrë me qira), një telefon, mjete të forta leva, varre, doreza.

Burimet i thane abcnews.al se të dy personat qe udhëtonin në mjet, dyshohet të kenë qenë të përfshirë në një grabitje. Të dy ata kishin doreza në duar, ndërsa makina ishte vjedhur në Milot.

Në tentativë për t’u larguar me shpejtësi, mjeti i dy të rinjve ka dalë nga rruga dhe është aksidentuar.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY