Nga do kalojë hekurudha që lidh Kosovën me Durrësin, cili ishte projekti...

Nga do kalojë hekurudha që lidh Kosovën me Durrësin, cili ishte projekti austriak

133
0
Shares

Blerim Kuqi, ministër i Ekonomisë dhe Ambientit në Kosovë tregon se nga po planifikohet hekurudha Kosove Shqiperi me destinacion Durresin.

Ne një intervistë per abcnews pas mbledhjeve të dy qeverive në Tiranë foli per planet për lidhjet infrastrukturore mes dy vendeve.

Janë firmosur 14 marrëveshje, kryesorja cështja e autostradës dhe hekurudhës, që dalin edhe nga marrëveshja e nënshkruar në Amerikë për të ndërtuar hekurudhën dhe autostradën”.

Por nga do të kalojë? “Ende nuk e kemi të qartë, do të bëhen studimet e vizibilitetit dhe do të bazohen në studime ekzistuese, por do të kalojë si duket, afër Rrugës së Kombit”.

Në Luginën e Fanit? “Nuk jemi të sigurt“. Por ku do të gjenden paratë? “Është një para marrëveshje përmes amerikanëve. Të dyja vendet do të marrin pjesë edhe me buxhetet e tyre” përfundoi ai.

Para 100 vitesh inxhiniere austriake projektuan hekurudhen qe lidhte Kosoven me Shqiperine. Hekurudha planifikohej te lidhte dy metropolet shqiptare te asaj kohe Gjakoven dhe Shkodren. Traseja u projektua te kalonte permes lugines se Tropojes qe eshte nje zone e sheshte jo me shume se 300 metra mbi nivelin e detit dhe me pas permes lugines se Drinit vijonte deri ne Shkoder. / DRONI.al/

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY