Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

VIDEO/ Intervista e Presidentit të Shqipërisë Bujar Nishani për “Zëri i Amerikës”

26/09/2016
VIDEO/ Intervista e Presidentit të Shqipërisë Bujar Nishani për “Zëri i Amerikës”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Presidenti i Shqipësirë Bujar Nishani po vazhdon vizitën në Shtetet e Bashkuara pas pjesëmarrjes në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork javën e kaluar. Kemi kënaqësinë tani ta kemi presidentin të ftuar në studio.

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka deklaruar se do të shqyrtojë ligjin për importin e mbetjeve të miratuar seancën e 22 shtatorit nga 62 deputetë të mazhorancës.
Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Nishani tha se ka parë reagime shqetësuese për këtë ligj dhe se do ta marrë në shqyrtim sapo të kthehet në Shqipëri.
Kreu i Shtetit ka folur edhe për situatën në vend, ku deklaroi se krimi i organizuar përbën një problem serioz.
Për sa i përket reformës zgjedhore, Nishani shprehu domosdoshmërinë e nisjes sa më parë të procesit duke kërkuar që palët të ulen në tryezë bashkë me ndërkombëtarët.
“Ky është një proces që duhet t’i thërrasë menjëherë palët, të ulen në tryezë. Duhet të nisë menjëherë dhe të ketë një debat të gjerë që lidhet me çështjen më fondamentale të lirisë. Nëse nuk kemi një proces të lirë dhe të paanshëm, atëherë do dëmtohet jo vetëm imazhi i shqiptarëve por edhe ecuria e reformave”, tha Nishani.
Presidenti shqiptar ka folur edhe për zgjedhjet në SHBA. Ndryshe nga kryeministri Edi Rama ai nuk shprehu preferencë mes kandidatëve Clinton dhe Trump, por tha se cilido të fitojë do të jetë mik i mirë i shqiptarëve, nisur edhe nga interesat strategjikë mes 2 vendeve.
“Zgjedhjet në SHBA të rëndësishme për Shqipërinë. SHBA-të janë aleati ynë kryesor strategjik. Cilido që do jetë president i SHBA-ve do jetë mik i mirë i shqiptarëve sepse kemi interesa të përbashkëta strategjike. Kushdo të jetë presidenti do jetë mik i mirë i yni”, tha Nishani.
Ai foli edhe për diasporën dhe rolin e saj, duke theksuar se ka ardhur koha që t’i iket retorikës dhe të ketë platforma konkrete.
“Kam konstatuar sa herë kam pasur rastin në vizitoj SHBA-të dhe kam parë që qasja e saj, niveli i funksionimit ka qenë gjithmonë e më i arrirë. Komunikimi mendoj që duhet të vijë në 2 drejtime. Së pari në ruajtjen e identitetit kombëtar, për ta pasuruar dhe promovuar atë. Së dyti është përfitimi nga kapacitetet që kemi, kemi kapacitet intelektuale por edhe ekonomike. Ka ardhur koha t’i ikim retorikës dhe të flasim për platforma konkrete”, tha Nishani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Noizy paraqitet në GJKKO, dëshmi për dhunën nga Laert Haxhiu

Noizy paraqitet në GJKKO, dëshmi për dhunën nga Laert Haxhiu

06/05/2026
Lapaj, akuza policisë për arrestimin e fermerit nga Korça: Hajdutët kthehen në zyrë, të rinjtë zvarriten në protestë

Policia e Vlorës paketon për në Spanjë Kananaj, pse po kërkohet nga Madridi

06/05/2026
Ceremoni për nderimin e Servet Pëllumbit, përcillet me mirënjohje e respekt për në banesën e fundit

Ceremoni për nderimin e Servet Pëllumbit, përcillet me mirënjohje e respekt për në banesën e fundit

06/05/2026
Ndahet nga jeta Servet Pëllumbi

Ndahet nga jeta Servet Pëllumbi

05/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Noizy paraqitet në GJKKO, dëshmi për dhunën nga Laert Haxhiu

Noizy paraqitet në GJKKO, dëshmi për dhunën nga Laert Haxhiu

06/05/2026
Lapaj, akuza policisë për arrestimin e fermerit nga Korça: Hajdutët kthehen në zyrë, të rinjtë zvarriten në protestë

Policia e Vlorës paketon për në Spanjë Kananaj, pse po kërkohet nga Madridi

06/05/2026
Ceremoni për nderimin e Servet Pëllumbit, përcillet me mirënjohje e respekt për në banesën e fundit

Ceremoni për nderimin e Servet Pëllumbit, përcillet me mirënjohje e respekt për në banesën e fundit

06/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.