Me vendim të qeverisë është liruar Maksim Malaj nga posti i prefektit të qarkut të Elbasanit.
Qeveria përveç lirimit të Malaj ka vendosur edhe pasardhësin e tij, Mësohet se Klevis Xhoxhi do të jetë prefekti i ri i Elbasanit. Ai më parë mbante postin e drejtorit të Agjencisë së Kadastrës së qytetit të Elbasanit.
Malaj u emërua nga qeveria rreth dy vite më parë me idenë e hedhur që në këto qarqe të emëroheshin ish-ushtarakë si njerëz më te besuar dhe më operacional. Ai ka qenë më parë edhe këshilltari për Sigurinë i kryeministrit Rama, Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, më vonë i emëruar Shef i Qendrës Ndërinstitucionale Operacionale Detare (QNOD),
Në të gjithë prefekturat u emëruan ish-ushtarakë, por që më vonë një pjesë e tyre u larguan nga Qeveria, si në Shkodër dhe tani në Elbasan.
/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/