Sherr mes të rinjve në Durrës/Një i plagosur me thikë, lëndohet edhe...

Sherr mes të rinjve në Durrës/Një i plagosur me thikë, lëndohet edhe autori

157
0
Shares

Një konflikt i çastit mes dy shtetasve në qytetin e Durrësit ka çuar në përdorimin e thikës dhe plagosjen e njërit prej tyre.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur në Sukth, ndërsa ka mbetur i plagosur shtetasi me iniciale E.Ç., i cili është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve.

Autori i dyshuar i kësaj ngjarje është shtetasi M.M., i cili ndodhet në spital për ndihmë mjeksore pasi edhe ai është lënduar si pasojë e konfliktit.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 07.10.2020, rreth orës 14:30, në Sukth, Durrës, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, është goditur me mjet prerës (thikë) shtetasi E.Ç., i cili është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve.

Autori i dyshuar i kësaj ngjarje është shtetasi M.M., i cili ndodhet në spital për ndihmë mjeksore pasi është lënduar si pasojë e konfliktit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes, të dy palët e konfliktit ndodhen nën mbikqyrjen e Policisë deri në zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY