Shkarkohet drejtori i AKU-së, zëvendësohet nga ish-anëtari i KQZ-së

Shkarkohet drejtori i AKU-së, zëvendësohet nga ish-anëtari i KQZ-së

227
0
Shares

Në mbledhjen e sotme të qeverisë është marrë vendim për lirimin nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Robert Lili.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural,  Bledi Çuçi e falënderon për kontributin e deritanishëm dhe punën e lavdërueshme të bërë në drejtimin e AKU-së, procesin e nisur të reformimit dhe shndërrimit të AKU-së në një njësi inteligjente.

Sipas njfotimit, Lili do të vijojë angazhimin profesional brenda strukturave të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Po sot, me vendim të Këshillit të Ministrave është emëruar drejtori i ri i këtij institucioni, Bledar Skënderi. Shprehim besimin se ai do të punojë me përkushtim dhe do të çojë përpara procesin e ristrukturimit të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit i nisur nga paraardhësi i tij, si dhe do të adresojë si duhet të gjitha sfidat dhe problematikat që lidhen me sigurinë ushqimore në vend.

Skënderi ka qenë anëtar i KQZ-së, i propozuar nga ana e Partisë Socialiste dhe e merr këtë detyrë të re pas riformatimit të KQZ-së. Më herët ai ka qenë edhe nëndrejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY