“Taksa progresive është e pandershme”, Tabaku: Barrierë për mjekët, inxhinierët, ekspertët

“Taksa progresive është e pandershme”, Tabaku: Barrierë për mjekët, inxhinierët, ekspertët

99
0
Shares

Ish-deputetja demokrate, Jorida Tabaku, shkruan në ‘Facebook’ se mjekët, infermierët, inxhinierët, specialistët e programimit, ekspertët dhe bankierët mbajnë mbi supe peshën më të madhe të taksave në vend.

Sipas Tabakut, fasha nga 40 mijë lekë deri në 80 mijë lekë paguan 51% të vlerës totale të TAP në vend, ndërsa shton se “Taksa progresive nuk i jep më shumë para në xhep atij që ka investuar jetën e tij për të përmisuar njohuritë dhe dijet në punën që bën”.

“Ka një arsye përse mjekët, infermierët, inxhinierët, specialistët e programimit, ekspertët  dhe bankierët mbajnë mbi supe peshën më të madhe të taksave në vend; Taksa Progresive. Kjo është forma më e pandershme e cila takson dijen, eksperiencën, njohurinë dhe kontributin arsimor që ju keni bërë për veten tuaj. Siç e shihni fasha nga 40 mijë lekë deri në 80 mijë lekë paguan 51% të vlerës totale të TAP në vend.

Taksa progresive nuk i jep më shumë para në xhep atij që ka investuar jetën e tij për të përmisuar njohuritë dhe dijet në punën që bën. Taksa progresive nuk është incentivuesja e punës, zanatit me të ardhura të larta. Ajo është një barrierë që takson dijen, mundin dhe përpjekjen e gjithsecilit për të rritur të ardhurat duke investuar në shkollim dhe punësim”, thotë Tabaku.

Sipas saj, PD po lufton për taksën e sheshtë, e cila do të rivendoset me ardhjen e të djathtës në pushtet. Sipas Tabakut, taksa e sheshtë nuk është një barrierë që pengon investimet.

“Prandaj ne po luftojmë për një taksë të sheshtë; që nuk do të jetë barriera e guximit tuaj për të investuar në dije, shkencë, sipërmarrje. Prandaj po ofrojmë taksën e sheshtë 9% për rrogën që pagat tuaja mos të taksohen 13% apo 23% siç sot qeveria e specialistëve të PPP ju takson. Ne besojmë tek aftësitë dhe zotësitë e individit, ne besojmë se mundësitë duhen shfrytëzuar dhe se gjithsekush duhet të gëzojë frytet e punës së tij.

Ditë më të mira do të vijnë për të gjithë. Për mjekët, inxhinierët, infermierët, ekonomistët dhe inxhinierët e programimit. Ne do ta rikthejmë Shqipërinë në punë duke hequr barrën e pandershme të taksës progresive për t’ju ofruar taksën e sheshtë të barazisë. Secili të gëzojë frytin e punës së tij pa u taksuar padrejtësisht!”,mbyll postimin e saj Tabaku.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY