VIDEO/”Agimi i Artë” shpallet organizatë kriminale, shpërthejnë protestat masive dhe përplasjet në...

VIDEO/”Agimi i Artë” shpallet organizatë kriminale, shpërthejnë protestat masive dhe përplasjet në Athinë

228
0
Shares

Agimi i Artë është shpallur organizatë kriminale. Gjykata e Apelit ka shpallur drejtuesit rajonalë të Agimit të Artë fajtorë për anëtarësimin në një organizatë kriminale.

Gjykata e Apelit në Athinë ka dënuar 15 nga 17 anëtarët e saj për vrasjen e reperit të njohur Pavlos Fyssas, teksa burgut i kanë shpëtuar vetëm dy.

”Agimi i Artë” është partia e cila më parë ka pasur dhe vende në parlamentin grek, por në zgjedhjet e fundit nuk arriti të marrë asnjë mandat. Tashmë ajo nuk do të ketë më lidhje me politikën pasi është një organizatë kriminale dhe anëtarët e saj do të marrin ndëshkime nga drejtësia.

Ndersa, vendimi historik që mori sot gjykata në Greqi për ta shpallur partinë neonaziste “Agimi i Artë”, një organizatë kriminale, është pritur nga dhjetëra mijëra grekë me entuaziazëm, të cilët thërrisnin pë drejtësi teksa kishin mbushur rrugët dhe sheshet kryesore të Athinës përreth gjykatës.

Por edhe mbështetës të “Agim të Artë” ishin mbledhur gjithashtu dhe mbi 2000 policë ishin vendosur për të mos lejuar përplasjet.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY