Koronavirusi/Eksperti: Po mbahet fshehur një anë e frikshme e sëmundjes

Koronavirusi/Eksperti: Po mbahet fshehur një anë e frikshme e sëmundjes

139
0
Shares

Eksperti i Shendetesise, Erion Dasho, ka reaguar se fundmi me nje shenim ne rrjetet sociale, ku ve theksin te menaxhimi i situates me koronavirus. SIpas tij, nga ministria po na fshihet nje ane e frikshme e koronavirusit.

Behet fjale per ate te vdekshmërisë në repartet e reanimacionit. Le të shohim shifrat:

Çdo ditë ministria njofton atë që quhet censusi i shtratit, pra numri i personave të shtruar në spital, në reanimacion dhe të intubuar. Në se shohim censusin e reparteve të reanimacionit, nga data 1 korrik deri më sot në Shqipëri janë raportuar 1,607 ditë qëndrimi në repartet e reanimacionit të dy spitaleve COVID 1 dhe 2. Përgjatë të njëjtës periudhë janë raportuar 335 humbje jete.

Ministria nuk raporton ditë-qëndrimin mesatar në repartet e reanimacionit, prandaj këtë parametër le ta marrim të ndryshueshëm:

1. Ditë-qëndrim mesatar 2 ditor: vdekshmëri 41.7%!
2. Ditë-qëndrim mesatar 3 ditor: vdekshmëri 62.5%!
3. Ditë-qëndrim mesatar 4 ditor: vdekshmëri 83.4%!
4. Ditë-qëndrim mesatar 4.8 ditor: vdekshmëri 100%!!!

Në pjesën më të madhe të vendeve të zhvilluara, ditë-qëndrimi mesatar në repartet e reanimacionit është mbi 5 ditë. Në se kjo do të ishte e vërtetë edhe në Shqipëri, atëherë vdekshmëria në repartet tona të reanimacionit do t’i afrohej 100%-it.

Këtu po flasim për persona që shtrohen në reanimacion dhe jo për persona të intubuar. Për krahasim, edhe për personat e intubuar, vdekshmëria në vendet e zhvilluara tashmë është nën 50%”,-shprehet Dasho.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY