Miratohen ndryshimet e reja, Lleshaj: Policët në moshë të thyer do t’i...

Miratohen ndryshimet e reja, Lleshaj: Policët në moshë të thyer do t’i dërgojmë roje shkolle!

123
0
Shares

Komisioni për Çështjet Ligjore miratoi se fundmi ndryshimet e reja në Policinë e Shtetit.

Në kuadër të këtyre ndryshimeve, punonjësit e Policisë së Shtetit, do të lejohet të transferohen nga detyra e tyre në administratë, duke u “zhveshur” nga atributet e uniformës blu. Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka shpjeguar këto ndryshime në mbledhjen e Komisionit për Çështjet Ligjore.

Lleshaj deklaroi se tashmë punonjësit e Policisë së Shtetit të cilët merren me ruajtjen e objekteve të një rëndësie të veçantë, në momentin kur kalojnë në moshë të thyer do transferohen për të ruajtur objektet e shkollave. Në këtë pozicion ata nuk do të jenë më punonjës policie, por si punonjës të sigurisë së këtyre objekteve

Lleshaj tha se gjatë kësaj kohe, periudha e punësimit në administratë, do i njihet atyre si vjetërsi pune në radhët e policisë, ndërsa ata do të kenë mundësi të rikthehen sërish në detyrën e përparme.

“Ne kemi propozuar nenin që mundëson që punonjësit e policisë të punësohen ne detyra shtetërore pa marrë me vete statusin e policit dhe më pas mund të kthehen sërish kurdo që të jetë e nevojshme në strukturën e policisë. Kjo do të krijojë mundësi të madhe për eksperiencë dhe aftësim profesional. Ata kanë gjithmonë të drejtën për t’u kthyer në polici dhe kjo periudhë e shkëputjes i njihet si vjetërsi punësimi.

Besoj se në trajtën që ka marrë projekti mendoj që ka ardhur koha për miratimin në parlament. Në parim kjo hapësirë krijohet për të adresuar nevojën që kanë institucionet e drejtësisë për njerëz me eksperiencë në këtë fushë. Nëse këto institucione do e kenë këtë nevojë do bëjnë një kërkesë. Nuk është vendosur nëse kjo bëhet me kërkesën e personit apo jo. E dyta ka të bëjë me nevojën për të bërë lëvizje”, u shpreh Sandër Lleshaj.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY