Dosjet që mund të kthenin besimin në SPAK

Dosjet që mund të kthenin besimin në SPAK

84
0
Shares

Gazetarja Klodiana Lala tha sonte tek A show te Adi Krastës se SPAK mund të zhgënjejë.

“Bundestagu gjerman tha se duhet të dënohen ata që kanë vjedhur vota. Çfarë bëri SPAK? Arrestoi dy komisionerë të vdekur. E di se çfarë më trishtoi? Unë e kam mësuar krejt rastësisht lajmin nga një djalë nga ajo zonë, që më tha se për dy emra që keni nxjerrë, unë kam marrë pjesë në varrim,” tha Lala.

Por cilat janë dosjet e nxehta, hetimi me sukses i të cilave do quhej arritje e madhe për SPAK?

“SPAK ka në dorë një prej dosjeve më të nxehta: atë të inceneratorëve. Nëse do të hetojë me përgjegjshmëri dhe profesionalizëm, por unë dyshoj që aty është një përfshirje të madhe shtetërore. Kjo është një prej dosjeve që SPAK mund të na provojë se është duke bërë punën. Një dosje tjetër e nxehtë, por për të cilën unë nuk kam shumë besim, është ajo e Teatrit Kombëtar,” tha Lala, transmeton syri.tv

Sipas saj, situata e krimit është shpërthyese, sidomos në qytete si Elbasani, Durrësi, Vlora apo Tirana.

“Dari konsiderohet një ndër peshqit e mëdhenj, një ndër personazhet më të mëdhenj të kokainës,” tha ajo.

“Këta kriminelë do të ushtrojnë influencën e tyre në zgjedhje,” paralajmëroi Lala.

Ne vijim ajo tha se ka parë dosjen e Mumoza Margjekës dhe ka gketur se atje nuk akuzë dhe prova, nuk ka para.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY