Dështon operacioni i FNSH në fshatin Virth të Malësisë së Madhe lidhur...

Dështon operacioni i FNSH në fshatin Virth të Malësisë së Madhe lidhur me zhdukjen e tre të rinjve

161
0
Shares

Zhdukja e tre të rinjve nga Shkodra ka ngritur në këmbë Policinë e Shtetit. Sipas deklaratave të marra nga banorët e zonës dyshohet që Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj janë ekzekutuar nga Danjel Pepaj.

Në fshatin Virth u zhvillua një operacion për gjetjen e të rinjve në shpellën ku dyshohej të fshihej ekzekutues Danjel Pepaj si dhe në një banesë të rrënuar pranë shpellës, por pa gjetur të dhëna lidhur me fatin e të rinjve.

Në një deklaratë të bërë për mediat babai i Klement Pepaj, që është zhdukur që prej 3 Tetorit, u shpreh që nuk kishte dijeni për konfliktet e të birit.

Gazetari Artan Hoxha që denoncoi i pari me emra zhdukjen e tre të rinjve shkruan në një postin në rrjetet sociale që kjo ngjarje po përflitet në media, të ketë ndodhur për shkak të një femre, për motive të dobëta për të mos bërë publike ara të tëra me kanabis.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY