Faktet përballë mashtrimeve të Ramës, Bardh Spahia nxjerr videon: Shqipëria e fundit...

Faktet përballë mashtrimeve të Ramës, Bardh Spahia nxjerr videon: Shqipëria e fundit në rajon për shëndetësinë

68
0
Shares

Deputeti i Partisë Demokratike Bardh Spahia ka reaguar në rrjetin social Facebook në lidhje me deklaratat e Ramës lidhur me sistemin tonë shëndetësor.

“Hajde rrena me shumicë! As skuqet e as zverdhet! Mashtron me zë e me figurë! Mjekët e infermierët po ikin nga vendi, qëkur Edi Rama projektoi shëndetësinë e koncesioneve për xhepin e vet. Por Edi Rama thotë që kjo nuk ndodh! Faktet e nxjerrin keqbërës dhe mashtrues! Askush nuk e beson më gënjeshtarin patologjik që kërkon të abuzojë prapë me jetët e shqiptarëve! #25Prill#ShporrimMashtruesin” është shprehur Spahia.

Rama gjatë fjalës së tij u shpreh që vendi ynë nuk ka mungesa në personelin shëndetësor e që pjesa më e madhe e mjekëve nuk ka ikur nga Shqipëria, por statistika të kundërta jepen në videon e shpërndarë nga deputeti i PD. Sipas të dhënave nga Organizata Botërore e Shëndetësisë  Shqipëria renditet e fundit në Europë  për numrin e mjekëve në raport me popullsinë në botë dhe së bashku me emigrimin e personelit mjekësor shqetësim mbetet dhe niveli i ulët i shpenzimeve në shëndetësi.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=2743228556004527&id=100009522289777

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY