Basha u njeh detyrimet naftetareve, premton kthimin e borxhit

Basha u njeh detyrimet naftetareve, premton kthimin e borxhit

61
0
Shares

Lideri i opozitës Lulzim Basha kërkoi sot nga naftëtaret e Ballshit ne grevë urie qe te mos sakrifikoheshin per shkak se qeveria nuk i degjon. Basha tha se njeh detyrimet ndaj tyre prej 8 milione euro dhe se me ardhjen ne krye të qeverisë do tjua ktheje ato.


“Une sot nuk mund te bej asgje pasi nuk marr dot vendime por neser do te detyroj ata qe u bodhen juve te kthejne paratë. Eshtë skemë vjedhjeje”, tha Basha.

Postimi i Bashes:

Sot pasdite u takova me naftëtarët në Ballsh, të cilët kanë hyrë prej ditësh në grevë urie, si rruga e fundit për të kërkuar pagat e tyre të papaguara.

Për fat të keq, korrupsioni, skemat mashtruese dhe babëzia e pushtetit e kanë shndërruar naftën, nga një bekim prej Zotit, në një mallkim për banorët dhe veçanërisht për naftëtarët që punojnë dhe nuk marrin shpërblimin për mundin dhe djersën e tyre.

E kam diskutuar gjerësisht mundësinë e zgjidhjes së kësaj situate dhe së bashku me ekspertët tanë gjetëm si opsionin më të mirë dhe më të shpejtë, që naftëtarët dhe familjet e tyre të mos vazhdojnë të vuajnë e zhyten në borxhe, pagesa e pagave të fituara me gjyq të mbulohet nga shteti. Dhe njëkohësisht kjo shumë prej 8 milionë eurosh do t’u merret përgjegjësve dhe abuzuesëve që e kanë çuar situatën në këtë gjendje. Çdo qindarkë e grabitur në këto afera nga kompani që vijnë e shkojnë në ortakëri me qeverinë, do t’i kthehet naftëtarëve dhe qytetarëve të Ballshit.

Sot është koha që edhe SPAK të nisë hetimet dhe të çojë para përgjegjësisë të gjithë ata që kanë abuzuar me këtë pasuri të madhe dhe me mundin dhe djersën e naftëtarëve.

Ballshi, si një ndër zonat më të pasura me burime natyrore, do të duhej të ishte qendër e një rajoni të zhvilluar dhe jo një zonë ku qytetarët nuk sigurojnë dot ushqimin e fëmijëve dhe ilaçet e tyre.

#LIVE – Me naftëtarët në grevë urie që po sakrifikohen për të drejtat e tyre dhe pagat tyre

#LIVE – Me naftëtarët në grevë urie që po sakrifikohen për të drejtat e tyre dhe pagat tyre

Publiée par Lulzim Basha sur Mardi 6 octobre 2020

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY