DETAJE/Basha takim me biznesin në Fushë-Krujë: Plani me 5 pika i PD...

DETAJE/Basha takim me biznesin në Fushë-Krujë: Plani me 5 pika i PD nuk është një mrekulli, por një plan konkret

118
0
Shares

Kryetari i Partisë Demokrati, Z. Lulzim Basha, bashkëbisedoi sot me një numër sipërmarrësish të mëdhenj të sektorit të mobilerisë në Nikël të Fushë-Krujës. Qëllimi i kësaj vizite të Z. Basha ishte të dëgjonte drejtpërdrejt shqetësimet dhe kërkesat e tyre në këtë gjendje kolapsi të ekonomisë.

Prodhuesit e mobilerisë i janë shtuar listës së eksportuesve shqiptarë prej disa vitesh dhe furnizojnë klientë në rajon dhe veçanërisht në vendet e BE-së. Si prodhues, eksportues dhe punëdhënës të rëndësishëm, ata kanë marrë një goditje të rëndë nga politikat e gabuara fiskale, rënia e konsumit pas tërmetit dhe pandemisë dhe së fundi edhe nga braktisja e plotë e sipërmarrjes nga qeveria.

Z. Basha diskutoi me sipërmarrësit Planin me 5 pika të Rimëkëmbjes Ekonomike dhe ndihmën konkrete që ky plan i ofron biznesit drejtpërdrejt dhe konsumit në tërësi.

Ndër instrumentat e ndihmës që Basha përmendi në këtë komunikim me biznesin, ishin:
Çeku prej 1000 euro për biznesin e vogël për 6 muajt e ardhshëm për të zbutur barrën e pagesave më urgjente;

Vendosja e një tavani prej 2% të normës së interesit për biznesin dhe subvencionimi i çdo norme interesi mbi këtë nivel për kredimarrjet për investime dhe shpenzime operative.

-Zgjatja e afatit dhe zgjerimi i kritereve të përfitimit nga garancia sovrane në favor të një numri më të madh biznesesh prodhuese.

-Mbështetja e biznesit me një pagesë mujore prej 200 mijë lekësh për 6 muajt e ardhshëm për çdo punëtor që rimarrin në punë

-Pagesa mujore prej 160 mijë lekësh për çdo shqiptar që ka humbur punën dhe shtesa mujore prej 20 mijë lekësh për çdo pensionist për 6 muajt e ardhshëm;
Subvencionim i 50% të qirasë ose heqje e taksës së pronës për biznesin prodhues dhe punëdhënësit e mëdhenj;

Ky është plani ynë për mbijetesën e biznesit deri me 25 prill – u shpreh Z. Basha në përgjigje të interesit të sipërmarrësve për programin e opozitës – sepse vendi nuk është më i varfër, por vendi është i vjedhur.Programi i Opozitës nis me sipërmarrjen e vogël dhe të mesme. Ne kemi vënë në themel të programit taksën e sheshtë 9%.

Biznesi prodhues dhe eksportues do të marrë mbështetje të drejtpërdrejtë financiare nga qeveria e Partisë Demokratike, siç mbështetet prodhimi dhe eksporti në çdo vend të rajonit dhe Europës. Shpirti i sipërmarrjes shqiptare e ka shpëtuar Shqipërinë në momentet e saj më të vështira. Jam i sigurt se me qeverinë e Partisë Demokratike në krahun tuaj, do të jeni shumë më mirë ju, punonjësit tuaj dhe e gjithë ekonomia – garantoi z. Basha prodhuesit e kësaj zone”,-shprehet Basha.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY