Maqedonia hap kufijtë me Shqipërinë, nga kjo datë nuk duhet më testi...

Maqedonia hap kufijtë me Shqipërinë, nga kjo datë nuk duhet më testi për Covid-19

107
0
Shares

Vjen një lajm i mirë nga fqinji ynë Maqedonia e Veriut, në këto kohë bllokimi të lëvizjes ndërshtetërore nga pandemia.

Zyrtarisht mësohet se Maqedonia e Veriut do të hapë kufijtë me shtetet e rajonit, pa kryer testin virologjik me metodën PCR, i cili tregon nëse virusi është aktiv. Propozimi i Komisionit për Sëmundje Infektive është miratuar këtë të martë.

Vendimi do të hyjë në fuqi më 12 tetor dhe përfshihen vendet si Shqipëria, Kosova, Serbia dhe Mali i Zi.

Zoran Zaev deklaroi se vendimi për hapjen e kufijve, pa testin PCR, ka pasuar një nismë rajonale për lehtësira mes shteteve, duke marrë parasysh gjendjen thuajse të njëjtë epidemiologjike.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY