Rritje pagash? Vjen reagimi nga PD: Gënjeshtër parazgjedhore, paratë e shëndetësisë ua...

Rritje pagash? Vjen reagimi nga PD: Gënjeshtër parazgjedhore, paratë e shëndetësisë ua dha PPP-ve

115
0
Shares

Ish-deputetja demokrate, Jorida Tabaku, reagon menjëherë pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama se do të rrisë me 40% pagat e punonjësve të shëndetësisë.

Tabaku shkruan në ‘Facebook’ se “asnjë gënjeshtër parazgjedhore nuk e zhbën atë që Edi Rama i ka bërë shëndetësisë”. Sipas saj, mjekët shqiptarë kanë pagat më të ulta dhe taksat me të larta në rajon.

Sipas OBSH, Shqipëria është vendi me numrin e mjekëve më të ulët në Rajon, 12.16 mjekë për 10 mijë banorë, 950 mjekë janë në pritje për të ikur jashtë e mijëra janë larguar. Ndërkohë buxheti i shtetit ka paguar rreth 100 milionë euro për Partneritetet Publike-Private në shëndetësi, ndërsa do të paguajë dhe 270 milionë euro të tjera në vitet në vijim. Pagat e mjekeve janë rritur 7 përqind vetëm ne vitin elektoral 2017.

Nuk është takse progresive, është taksa 23% mbi shtresën e mesme dhe që sot ka dëmtuar më rëndë profesionistët e vërtetë.
Sot mjekët kanë pagat më të ulta dhe taksat me të larta në rajon.
Ky nuk është kandidat i ri është i provuar, është genjeshtar i vjetër që bën çdo gjë për të kaluar lumin”,-shprehet Tabaku.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY