Dëshmia e Fjolla Morinës, këngëtarja pranon lidhjen me biznesmenin: Ishim gati për...

Dëshmia e Fjolla Morinës, këngëtarja pranon lidhjen me biznesmenin: Ishim gati për t’u martuar

156
0
Shares

Këngëtarja Kosovare, Fjolla Morina, e cila u arrestua pak javë më parë në Pikën Kufitare Morinë, pasi u kap me armë zjarri në çantë, ka shpjeguar se biznesmeni me të cilin udhëtonte kishte një lidhje.

Fjolla Morina ka treguar se lidhja e tyre, e cila kishte nisur tre muaj më parë, ishte gati për t’u zyrtarizuar në martesë. Këtë fakt, këngëtarja e ka mbajtur larg mediave, madje e ka cilësuar edhe para prokurorit të çështjes. Më 22 shtator, Fjolla arriti të dalë nga qelia me vendim të gjykatës së Kukësit, ndërsa i dashuri i saj dhe shoferi që udhëtonin ditën kur u arrestua, u liruan dje në masën e detyrimit të paraqitjes.

Fisnik Syla, i dashuri i këngëtares dhe shoferi Fitim Muji, tashmë duhet të paraqiten në prokurori një herë në muaj. Ndërkohë, shkaqet që çuan në caktimin e masës së “Arrestit në shtëpi” dhe jo “Arrest në burg”, për Fjolla Morinën, kanë qenë vajza e saj 5 vjeç, rrezikshmëria e ulët shoqërore që ajo ka si dhe mundësia zero e prishjes së provave materiale. Nisur nga kjo situatë, Gjykata e Kukësit caktoi masën e “Arrestit në shtëpi” për Fjolla Morinën. Kjo e fundit mësohet se po qëndron në një banesë të marrë me qira në qytetin e Kukësit, e cila ndodhet përballë me Komisariatin e Policisë.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY