Dita e 9-të e grevës së urisë, përkeqësohet gjendja shëndetësore e naftëtarëve,...

Dita e 9-të e grevës së urisë, përkeqësohet gjendja shëndetësore e naftëtarëve, mbërrin stafi mjekësor

115
0
Shares

Është rënduar  gjendja e naftëtarëve në ditën e nëntë të grevës së urisë. Mësohet se stafi mjekësor ka shkuar në mjediset e grevës.

Mjekët kërkojnë që një nga naftëtarët të dërgohet në spitalin e Ballshit pasi gjendja e tij paraqitet serioze. Ndërkohë që grevistët thonë se ai nuk pranon të shkojë në spital.

Sipas mjekëve gjendja shëndetësore e tyre paraqitet problematike, pasi grevistët kanë shqetësime të shumta dhe duhet të ushqehen.

Ndërkohë, pritet të merret një vendim për të zëvendësuar grevistët që janë në gjendje më të rëndë shëndetësore. Naftëtarët nuk kanë marrë ende përgjigje për zgjidhjen e situatës.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY