Dyshohet se ka të vrarë, policia reagon për zhdukjen e tre personave...

Dyshohet se ka të vrarë, policia reagon për zhdukjen e tre personave në Malësinë e Madhe

212
0
Shares

Policia ka reaguar për herë të parë në në lidhje me një ngjarje të rëndë që dyshohet se ka ndodhur në Malësi të Madhe.

Blutë bëjnë me dije se kanë marrë një denoncim për zhdukjen e tre personave në këtë zonë, për të cilët ka nisur tashmë kërkimi.

Bëhet fjalë për Vilson Pal Ccutajn, Klement Nush Pepajn dhe Danjel Rrok Pepajn, për të cilët nuk ka gjurmë që prej pasdites së djeshme.

NJOFTIMI I POLICISE

Më datë 04.10.2020, rreth orës 17:30, në Komisariatin e Policisë Malësi e Madhe, ka bërë kallzim shtetasi O. Ç., banues në fshatin Bajzë, Malësi e Madhe, se me datë 03.10.2020, rreth orës 15:00, ka humbur kontaktet me vëllain e tij shtetasin V. Ç. 37 vjeç, banues në fshatin Bajzë, Malësi e Madhe, dhe me dy afërmit e tij (kushërinjë) shtetasit K. P. 21 vjeç, dhe D. P. 25 vjeç, të dy me banim në fshatin Vrith, Malësi e Madhe.

Shërbimet e Policisë pas kallzimit të bërë nga shtetasi O.Ç, kanë nisur kontrollet për gjetjen e këtyre shtetasve.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY