Denoncimi i PD: Aferë e re korruptive e qeverisë në ikje, koncesioni...

Denoncimi i PD: Aferë e re korruptive e qeverisë në ikje, koncesioni 30 mln euro i terminalit në Portin e Durrësit

99
0
Shares

Partia Demokratike ka denoncuar këtë të shtunë një aferë të re korruptive, që sipas kësaj force politike, arrin në 30 milionë euro.

Ish-deputetja Jorida Tabaku tha se bëhetë fjalë transferimin e Terminalit të Kontenierëve në Portin e Durrësit te klientët e qeverisë.

Tabaku denoncoi edhe shkeljet me procedurat e tenderit, duke deklaruar se nuk është zbatuar asnjë afat kohor.

“Larguan kompaninë, e hapen koncencionin për pak ditë, e kanë mbyllur atë për 20 ditë. Ndërkohë që duhej të bënin një thirrje për tender ndërkombëtar që të zgjaste 52 ditë, për t’ia dhënë atë klientit të radhës”.

Ajo paralajmëroi se Partia Demokratike do të vazhdojë që ta ndjekë këtë aferë në detaje.

Koncensioni i kalatës se Portit të Durrësit për 5 vite për 30 milionë euro është një aferë e pastër korruptive. Në qoftë se do të kishin larguar thjesht një kompani që këtë Port ta menaxhonte shteti dhe që përfitimet t’i merrte buxheti i shtetit, sigurisht që historia do të kishte qenë ndryshe. Por u detyruan dhe larguan kompaninë, e hapen koncencionin për pak ditë, e kanë mbyllur atë për 20 ditë. Ndërkohë që duhej të bënin një thirrje për tender ndërkombëtar që të zgjaste 52 ditë, për t’ia dhënë atë klientit të radhës.

Ky është një transferim i pastër dhe i qartë i fondeve publike nga buxheti i shtetit tek një koncencionar, që nuk do të bëjë asgjë dhe praktikisht nuk do të bëjë asnjë investim, sepse investimet, mirëmbajtjen do të vazhdojë që do t’i beje Porti i Durrësit.

Kjo aferë e pastër korruptive që bëhet në ditët e fundit të largimit nga qeveria, e cila bëhet në Portin i cili ka ngarkesën me të madhe në Rajon, që  bëhet duke ia dhënë një kompanie pa respektuar asnjë procedurë ligjore, është thjesht mënyra se si kanë operuar këto 7 vite, është thjesht mënyra sesi këta e konceptojnë buxhetin e shtetit, sesi këta nuk ndalen përpara asgjëje, thjesht për fitimin e tyre dhe për fitimin e miqve”,-shprehet ish-deputetja.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY