I pari që firmoset pas vitit 1992/Çfarë përmban Memorandumi i Bashkëpunimit Ekonomik...

I pari që firmoset pas vitit 1992/Çfarë përmban Memorandumi i Bashkëpunimit Ekonomik i nënshkruar mes SHBA dhe Shqipërisë

221
0
Shares

Shqipëria dhe SHBA kanë nënshkruar në Tiranë një memorandum për bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve. Teksa ndodhej në një vizitë zyrtare nënsekretari i  SHBA-së për Zhvillimin Ekonomik, Energjinë dhe Mjedisin, Keith Krach dhe kryeministri Edi Rama kanë firmosur memorandumin që sipas Ramës, do të ndikojë ndjeshëm në hapjen e një kapitulli të ri për investimet e drejtpërdrejta jo vetëm amerikane, por edhe të vendeve të tjera të huaja në Shqipëri.

Ky Memorandum i Bashkëpunimit Ekonomik është i pari, që firmoset mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pas Marrëveshjes Ekonomike të vitit 1992.

“Memorandumi shërben edhe si një ftesë e të dyja vendeve për nxitjen e veprimtarisë ekonomike në Shqipëri, në përputhje me praktikat ndërkombëtare dhe Udhëzimet e OECD për Kompanitë Shumëkombëshe.Sektorët me përparësi në kuadër të këtij bashkëpunimin, janë eksplorimi dhe zhvillimi i burimeve energjitike, infrastruktura, energjia, transporti, teknologjia e informacionit dhe komunikimit, turizmi dhe bujqësia.

Nëpërmjet këtij Memorandumi Bashkëpunimi, Shtetet e Bashkuara të Amerikës angazhohen të promovojnë partneritete midis bizneseve me përfitim reciprok të kompanive amerikane dhe aktorëve vendas në Shqipëri, duke përfshirë zhvillimin e fuqisë punëtore, fuqizimin ekonomik të grave dhe mundësitë për inovacion.

Një pikë e veçantë në këtë memorandum i kushtohet bashkëpunimit mes dhomave të tregtisë të dy vendeve për të promovuar dhe zhvilluar aktivitete ekonomike të përbashkëta, si shkëmbimi i informacionit dhe eksperiencave, si dhe organizimin e Forumeve të Biznesit, Panaireve të Tregtisë dhe Investimeve dhe shkëmbimit të eksperiencave.

Finalizimi i këtij Memorandumi është vijimësi e angazhimit dhe komunikimit mes Qeverisë Shqiptare dhe Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Investimet e Huaja Direkte nga SHBA kanë arritur këtë vit nivelin më të lartë të stokut në 6 vitet e fundit, në 123 Milion EUR në 6 mujorin e parë të vitit 2020”, thuhet në njoftim.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY