U spostua nga tërmeti, IKMT shemb sot pallatin 14-katësh në Durrës, do...

U spostua nga tërmeti, IKMT shemb sot pallatin 14-katësh në Durrës, do përdoret sasi e madhe eksplozivi

120
0
Shares

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit do të shembë ditën e sotme një pallat 14-katësh, të shkatërruar nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 në Durrës.

Në njoftimin e IKMT thuhet se për shembjen e pallatit do të përdoren 130 kg eksploziv, ndërsa gjithçka do të ndodhë me shpërthim të kontrolluar.

“IKMT 130 kg eksploziv për prishjen e pallatit 14 katësh në Durrës. Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit do të prishë sot pasdite, me shpërthim të kontrolluar një objekt (pallat) 14 katësh në Durrës, i cili u spostua gjatë tërmetit te nëntorit te kaluar dhe nga ekspertët u klasifikua i pabanueshëm. Për realizimin e shpërthimit, janë hapur në trupin e objektit 5 mijë furnela (vrima) dhe do të përdoren 130 kilogramë lëndë eksplozive. Vetëm pak ditë më parë, për dobësimin e strukturës së këtij pallati, IKMT kreu shpërthime të brëndshme. Deri tani vetëm në Durrës, janë prishur rreth 100 objekte të dëmtuara nga tërmeti”, thuhet në njoftimin e IKMT.

IKMT 130 kg eksploziv për prishjen e pallatit 14 katësh në DurrësInspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit do të…

Publiée par Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit – IKMT sur Samedi 3 octobre 2020

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY