PD padit në SPAK Sandër Lleshaj dhe Bledar Doracaj

PD padit në SPAK Sandër Lleshaj dhe Bledar Doracaj

76
0
Shares

Çështja e ndryshimit të vendbanimit të qytetarëve, pa kërkesën e tyre me qëllim manipulimin e listave të votuesve duhet të hetohet nga SPAK.

Partia Demokratike bën pergjegjës direkt
Ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Gjendjes Civile Bledar Doracaj, për të cilët dorëzoi kallëzim penal në SPAK për 3 vepra penale: fallsifikim i dokumenteve, shpërdorim i detyrës dhe shkelje e të drejtës së zgjedhjes.

Në padinë e firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion i kërkohet të sekuestrojë të dhënat kompjuterike, siç është Rregjistri Kombëtar i Gjendjes Civile për të vërtetuar ndërhyrjet e paligjshme në sistem me qëllim ndryshimin e adresës ëë vendbanimit dhe, për rrjedhojë, të pengojë qyyetarët të votojnë, përmes ndryshimit të vendvotimit.

“Rastet e denoncuara nga shtetas të ndryshëm për një periudhë rreth 2 javore mbi ndryshimet e vendbanimeve, pa dijeninë e tyre, tregojnë për tentativat për të manipuluar listat e zgjedhësve shqiptarë nga personat përgjegjës, Ministri i Brendshëm dhe Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile”- thuhet në padi.

Ligji për Gjendjen Covile dhe Kodi Zgjedhor janë shumë të qartë lidhur me këtë çështje. Ndërhyrja e drejtëpërdrejtë në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile ndikon në procesin zgjedhor, duke ndryshuar menjëherë qendrat e votimit ku duhet të votojnë qytetarët shqiptarë. Sipas nenit 46 të Kodit Zgjedhor në fuqi, qendrat e votimit bazohen te kodi i vendbanimit. Duke iu referuar nenit 15 pika 3 i ligjit “ Për gjendjen civile”, në padi jepen argumenta se vendbanimi ndryshohet vetëm me kërkesën e shtetasit.

Duke vënë në dukje se SPAK duhet të kishte nisur vetë hetim për këtë çështje, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, thekson se “e paraqet këtë kallëzim, si mundësi ligjore e ushtrimit të përgjegjësive në mbrojtje të interesit publik. Organet ligjzbatuese duhet të veprojnë pa asnjë hezitim të mëtejshëm dhe me profesionalizëm të lartë të diktuar nga interesi i lartë që është cënuar dhe preket në këtë rast, duke qenë se jemi përpara akteve të rrezikshme që do të cënonin transparencën e procesit zgjedhor dhe lirinë e zgjedhjeve, si parime bazë të demokracisë”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY