“Rama po vulos shkëputjen e Tiranës nga Shkupi për negociatat me BE”,...

“Rama po vulos shkëputjen e Tiranës nga Shkupi për negociatat me BE”, Ish-deputeti: Nuk do t’ia dijë më për kushtet

101
0
Shares

Ish-deputeti i PD Genc Pollo, duke iu referuar mbledhjes se dy qeverive diten e sotme, deklaron se kryeministri Edi Rama e shau BE-në gjoja për Kosovën por në mendje kishte refuzimin ndaj tij, duke e akuzuar se po vulos shkëputjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut, për konferencën e parë ndërqeveritare për nisjen e negociatave me BE.

Si gjithmonë fajin ia kanë të tjerët! Sot fajin ja ka Europa. E shau Bashkimin Europian gjoja për Kosovën por në mendje kishte refuzimin europian ndaj despotit ballkanik që ai përfaqëson. Jo vetëm nuk do t’ia dijë për kushtet por po prish me dorë dhe ato gjëra që nuk ishin problem. Rama po vulos shkëputjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut, e cila merr konferencën e parë në dhjetor. Konferencën e Shqipërisë e çon në esfel sa të jetë ai aty ku është. Por nuk ka si të jetë gjatë aty. Çfarëdo që të bëjë nuk e shtyn më gjatë se prilli. Ai muaj do të jetë kthesë për shumëçka; edhe për negociatat me BE”, deklaron Pollo.

Kujtojme se kryeminsitri pati nje gjuhe te ashper ndaj BE, duke e sulmuar hapur lidhur me vonesen ne liberalizimin e vizave me Kosoven, ndersa kryeministri Hoti pati nje gjuhe me te rezervuar ndaj BE.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY