Pyetet për debatin me Bashën, Rama: Kur vjen vëllai nga jashtë, nuk...

Pyetet për debatin me Bashën, Rama: Kur vjen vëllai nga jashtë, nuk flas për punët e shtëpisë

100
0
Shares

Kryeministri Edi Rama është pyetur nëse do të pranojë kërkesën e kryedemokratit Lulzim Basha për një debat publik. Rama nuk pranoi të flasë për këtë çeshtje duke e lënë të hapur për një moment të dytë për të mos u larguar nga rëndësia e mbledhjes së dy qeverive.

Megjithatë kreu i qeverisë shqiptare tha se nuk ishte në këtë mbledhje për të folur për çështjet e brendshme të vendit.

“Unë i qëndroj besnik asaj që kam thënë që në krye të herës. Në praninë e miqve unë nuk flas për punët e brendshme të shtëpisë. Ka kohë për të diskutuar ato. Sikundër jam i bindur psh, që kur vjen një vëlla nga jashtë, në shtëpi të vëllait tjetër, nusja e vëllait nuk i tregon se çfarë halli ka me vëllain e vjehrrës. Kështu që ka kohë për të diskutuar për këto”, tha Rama.

Një ditë më parë Basha u shpreh se nga sot e deri në datë 25 prill, Rama është i ftuar në debat.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/700709997196463

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY