PS miraton e vetme koalicionet parazgjedhore me lista unike, një socialist ‘del...

PS miraton e vetme koalicionet parazgjedhore me lista unike, një socialist ‘del kundër’

255
0
Shares

Propozimi i Partisë Socialiste për koalicionet me listë unike është miratuar në Komisionin e Ligjeve. Për këtë cështje, opozita parlamentare ka bojkotuar mbledhjen dhe ka lënë vetëm mazhorancën brenda Komisionit.

Kërkesa e tyre është që të ketë lista 100% të hapura, dhe nuk do të kthehenn në mbledhje derisa të ketë diskutim për këtë cështje. Deputeti Andi Përmeti bëri një reagim në Facebook duke thënë se Partia Socialiste nuk mund ti bëjë vetëm ndryshimet në kodin zgjedhor pasi ka vetëm 74 vota në Kuvend.

Pak më parë, opozita parlamentare kërkoi ndërprerjen e mbledhjes pasi mazhoranca propozoi ndryshime të tjera në amendimet për Kodin Zgjedhor, ku përfshihej ulja e pragut nga 3% në 1% si dhe për renditjen e kandidatëve fitues në lista.

Ndersa, deputeti Bashkim Fino këmbëngul që kryetari i partisë nuk duhet të kandidojë në 4 zona zgjedhore, sipas tij kjo i bën nder opozitës në parlament.

Fino: Sipas nenit 63 i vendosim në kushte partie të pabarabarta, sepse një kryetar partie që kandidon në 4 qarqe dhe do përdori votat e qarkut që fiton. Votat e qarqeve të tjera i shkojnë partisë. Imagjinoni sikur kryetari i Partisë sime të kandidonte në 4 qarqe kryesore të vendit, për të marrë sa më shumë vota. Këto vota do përdoren për partinë dhe këtu ka kushte jot ë barabarta, midis asaj që duam të bëjmë me listat e hapura. E bëra këtë diskutim për të treguar që kjo është një nder i madh që po i bëhet opozitës në parlament, dhe ajo nuk sillet si opozitë reale.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY