Armenia në luftë, por ndeshja me Shqipërinë do të zhvillohet

Armenia në luftë, por ndeshja me Shqipërinë do të zhvillohet

252
0
Shares

Ndeshja Armeni-Shqipëri do të zhvillohet pavarësisht trazirave në vendin pritës.

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të luajë ndeshje miqësore ndaj Armenisë më 7 tetor 2020. Aktualisht Armenia është në luftë me Azerbajxhanin.

Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur tashmë një marrëveshje me Federatën Armene të Futbollit, që kjo ndeshje të luhet në kryeqytetin armen, Jerevan.

Shqipëria dhe Armenia janë përballur 5 herë në ndeshje zyrtare dhe miqësore në historinë e tyre. Ndeshja e parë mes dy përfaqësueseve është luajtur më 9 nëntor 1996 në Tiranë dhe ka përfunduar në barazim 1-1. Sfida ishte e vlefshme për Eliminatoret e Botërorit “Francë 1998”. Takimi i kthimit është luajtur më 6 shtator 1997 në Jerevan dhe u mbyll me fitoren 3-0 për Armeninë.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY