LIVE/Rama tregon ambicien dhe sulmon BE-në: Kosova e paguan me mosliberalizim vizash,...

LIVE/Rama tregon ambicien dhe sulmon BE-në: Kosova e paguan me mosliberalizim vizash, Shqipëria me sajesa pas sajesash

95
0
Shares

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, kryeministri Edi Rama ka hedhur akuza të forta ndaj Bashkimit Europian, i cili sipas tij po mban peng Kosovën, Shqipërinë dhe rajonin.

Sipas Ramës, mosliberalizimi i vizave për Kosovën është një turp për BE-në, ndërsa shtoi se “Mini Schengeni Ballkanik” është një valvulë shkarkimi që sjell më shumë punësim dhe mbi të gjitha njohje të Kosovës nga Serbia.

“Mosliberalizimi i vizave për Kosovësn turp për BE, turp i pashlyer sepse jo se Kosova nuk ka bërë detyrën por sepse Kosova është marrë peng  dinamikave të brendshme të vendeve të BE. Kosova është marrë peng i logjikës elektorale në vende të ndryshme të BE dhe Kosova duhet të presë si të mbarojnë zgjedhjet në një vend, ku janë zgjedhjet në një vend tjetër.

As sot nuk arrij të kuptojë ato që thonë. Kosova e paguan me mosliberalizim vizash ne e paguajmë me sajesa pas sajesash dhe rajoni e paguan në tërësi. Kjo është arsyeja pse unë jam i bindur se bashkëpunimi rajonal është një valvulë e rëndësishme shkarkimi sa i përket presionit të madh ndaj tregjeve shumë të vogla për ndarjen e njëri-tjetrin. Zgjerimi i tregjeve në rajon nuk sjell gjë, por më shumë mundësi punësimi dhe paqe si dhe njohjen e Kosovës nga Serbia”, tha ndër të tjera Rama.

Nder te tjera, Rama e shprehu hapur qellimin qe dy shtetet sipas tij kane.

“Ambicia jonë është heqja e kufirit në funksion të zbatimit të 4 lirive të BE-së në rajonin tonë duke nisur nga më e thjeshta dhe më kuptimplota heqja e kufirit mes Shqipërisë dhe Kosovës. Është e rëndësishme që të dyja ministritë e Brendshme e dy qeverive të intensifikojnë punën dhe të krijojnë një database të përbashkët për të mundësuar kontrollin në kohë reale të hyrjeve e daljeve në të gjitha pikat kufitare të perimetrit tonë të përbashkët që do na mundësonte hapjen përfundimtare të kufirit pa humbur asnjë centimetër në frontin e betejës kundër aktiviteteve të paligjshme dhe abuzimit me lirinë e lëvizjes.,-u shpreh Rama.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/733467797207909

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY