FOTO/Zbulohet slogani i mbledhjes së dy qeverive, marrëveshjet që priten të firmosen

FOTO/Zbulohet slogani i mbledhjes së dy qeverive, marrëveshjet që priten të firmosen

102
0
Shares

Takimi i përbashkët mes qeverive Kosovë-Shqipëri pritet të nisë në orën 11:00 në Pallatin e Kongreseve. Kabineti i Kosovës u nis me autobus drejt Tiranës, ku do të zhvillohet mbledhja me qeverinë shqiptare.

Zëvendëskryeministrja Albulena Balaj-Halimi ndërkaq ka publikuar pamje të tryezës ku do të ulen përfaqësuesit e dy Qeverive.

“Bashkë pa kufi, në një rajon pa kufi”, shihet të jetë shkruar në mesin e tavolinës së rrumbullakët.

Janë tri marrëveshjetqë pritet të nënshkruhen. E para është dogana në Durrës (për Kosovën), linja hekurudhore dhe hidrocentrali për Kosovën që do të ndërtohet në Republikën e Shqipërisë.

Të dyja vendet kanë nënshkruar disa marrëveshje ndër vite me njëra tjetrën, por qe janë karakterizuar me moszbatim.

AXHENDA

11:00 – Mbërritja e delegacionit të Republikës së Kosovës përpara Pallatit të Kongreseve. (Pallati i Kongreseve, Tiranë)

11:15 – Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti mirëpritet nga kryeministër i Shqipërisë, Edi Rama. (Bulevardi Dëshmorët e Kombit)

11:30 – Çelja e sesionit plenar të mbledhjes së dy Qeverive Shqipëri-Kosovë. (Holli kryesor, Pallati i Kongreseve)

12:45 – Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare. (Holli kryesor, Pallati i Kongreseve)

13:00 – Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama mbajnë konference të përbashkët për medie. (Holli kryesor, Pallati i Kongreseve)

13:30 – Foto e përbashkët ndërmjet dy qeverive. (Holli kryesor, Pallati i Kongreseve).

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY