Dita e pestë e grevës së urisë, përkeqësohet gjendja e njërit prej...

Dita e pestë e grevës së urisë, përkeqësohet gjendja e njërit prej naftëtarëve

112
0
Shares

Aleksandër Mejdani, grevisti i naftëtarëve të Ballshit, është shoqëruar në spital mëngjesin e sotëm.

Sot naftëtarët janë futur në ditën e pestë të grevës së urisë, ndërsa teksa institucionet heshtin, gjendja e tyre shëndetësore sa vjen dhe përkeqësohet.

Mejdani, pjesëmarrës edhe në grevën e muajit shkurt, siç mëson Ora News, kurohet edhe për sëmundjen e diabetit, ndërsa është duke marrë ndihmën e parë në spitalin e qytetit të Ballshit.

Grevistët janë gati të shkojnë deri në vetëflijim për pagat e prapambetura dhe rinisjen e punës. Këtë të enjte, grevës iu bashkua edhe një përfaqësues i punonjësve të Nënstacionit të Poçemit, që po ashtu janë në varësi të Rafinerisë së naftës

“Nuk vemi dot në shtëpi. Kërkoj lekët tu çoj bukë kalamajve”

Naftëtarët e Ballshit thonë se kanë 13 paga të prapambetura të fituara me vendim gjykate, ndërsa punonjësit e Poçemit kanë 20 rroga për të marë.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY