“Edi Rama është i pashpresë, edhe socialistet e thjeshte kerkojne ndryshimin”

“Edi Rama është i pashpresë, edhe socialistet e thjeshte kerkojne ndryshimin”

79
0
Shares

“Edi Rama është i pashpresë”, tha kreu i PD, Lulzim Basha sonte ne syri tv ne nje interviste me gazetarin Cim Peka shoqeruar nga nje panel gazetaresh.

Artan Hoxha: Ju po thoni që Edi Rama nuk i qëndron marrëveshjes. Ai do të bëjë me kodin zgjedhor atë që ka ndarë mëndjen të bëjë? E para do të ndryshojë formulën e shpërndarjes së mandateve me koalicion. Dakord, ndoshta kjo nuk ju shqetëson shumë si opozitë, se ju mund të garoni edhe me një apo dy pole opozitare, edhe të mbroni rezultatin e votave që keni. Por ai mund të zbatojë edhe atë planin e parë, në mënyrë të njëanshme të vendosë komisionerët janë nënpunës shtetërorë, pra nën hyqmin e tij. E treat, mund të bëjë lëvizje të popullsisë siç ka dalë nga disa media që ka bërë zhvendosje të vendbanimit të njerzve dhe kjo mund të pasohet edhe me zhvendosje kaotike të qëndrës së votimit. Përsëri do të thoni që çfarëdo të bëjë Edi Rama, opozita do të fitojë?

Lulzim Basha: Ai mund të hipië dhe në majë te pemës së ullirit në Surrel e të këndojë si këndes! Është i pashpresë!

Artan Hoxha: Na bindni për këtë! Pse është i pashpresë?

Lulzim Basha: Është i pashpresë për arsyen e thjeshtë dhe të vertetë që shumica dërrmuese e shqiptarëve kërkojnë ndryshim, përfshirë dhe socialistët e thjeshtë, të braktisur, të p punë, që shohin me sytë e zmadhuar nga mosbesimi se si një grusht njerëzish në emër të partisë tyre dhe më siglën e partisë tyre, janë bërë multi-milionerë, duke shfrytëzuar pushtetin politik. Nuk ka shqiptar sot, të paktën shqiptarët sot, të cilët nuk besojnë që duhet të ketë ndryshim, që po të rrimë në këtë rrugë ku jemi sot, merr lumi. Kjo rrugë të çon në lumë, nuk të çon askund tjetër. Të çon në izolimin e vendit. Kemi qënë para viteve 90, para viteve 90, të çon në përqëndrimin e pushteti. Ke qemë aty para viteve 90 dhe e dimë çfarë na prodhon izolimi I vendit, përqëndrimi i pushtetit, papunësi, mjerim, varfëri, padrejtësi, pasiguri. Shumica e shqiptarëve janë të bindur për ndryshimin. Detyra e opozitës është ti përgjigjet aspiratave dhe kërkesave, që ndryshimi të jetë real, të mos jetë thjesht një rotacion karrigesh, por të prodhojë një ndryshim të vërteë për shqiptarët. Për këtë arsye ne kemi filluar të shpalosim programin tonë.

Artan Hoxha: Pra, ju po e shihni 25 prillin si një moment përmbysje regjimi, se sa si një palë zgjedhje që të sjellë një rotacion?
Lulzim Basha: Padiskutim që po!

Lulzim Basha: Sikur të mos kishte shkatërruar institucionet, mos të kishte kapur drejtësinë, mos ta kishte lënë vendin pa Gjykatë të Lartë dhe pa Gjykatë Kushtetuese, mos t’i kishte lënë shqiptarët të fundit në rajon sa i përket ekonomisë, mos t’i kishte braktisur shqiptarët në pandemi. Sikur të gjitha këto mos t’i kishte bërë, sikur asgjë tjetër, vetëm për premtimet e pambajtura në emër të cilave erdhi në pushtet, Edi Rama do të ndëshkohet nga shumica dërrmuese e shqiptarëve. Dhe më lejo të them që ky do të jetë një mësim i mirë për të majtë dhe për të djathtë.

Çim Peka: Edhe për ju?

Lulzim Basha: Padiskutim!

Enton Abilekaj: E sigurt që ikën? Po kërkon një mandate të 3-të, prish marrveshjet dhe përgatit një palë zgjedhje që nuk do të jenë të lira. Si mendoni ju të fitoni një palë zgjedhje që nuk do të jenë të lira?

Lulzim Basha: Unë nuk do të bëj sot.

Enton Abilekaj: Mund të ndodhë gjithçka, sepse paralajmërimet ne po i shohim.

Lulzim Basha: Pa diskutim. Edhe ne do të marrim të gjitha masat dhe po marrim të gjitha masat që i takojnë opozitës. Pa diskutim, masa më e madhe, parandalimi më i madh i kësaj është vullneti i shqiptarëve për ndryshim dhe këtu detyra jonë kryesore është të tregojmë në mënyrë konkrete që ky ndryshim është plotësisht i mundshëm, që Shqipëria nuk është e varfër, Shqipëria është e vjedhur, Shqipëria është e keqqeverisur. Dhe njëkohësisht t’i tregojmë shqiptarëve që ne do të rivendosim ato mekanizma të kufizimit dhe ndarjes së pushteteve, në mënyrë të tillë që kurrë më një forcë politike apo një individ t’i marrë ata peng, siç ndodhi në këto 7 vite ku u shkatërruan të gjitha institucionet dhe ju e dini sot që as Kushtetuta, as ligji, as gjykata nuk do të thotë asgjë, se këtu sundohet me dekretin e njëshit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY