LETRA E HAPUR/AKIP i shkruan Nishanit: Rrëzoje ligjin për plehrat

LETRA E HAPUR/AKIP i shkruan Nishanit: Rrëzoje ligjin për plehrat

50
0
Shares

Aleanca Kundër Importit të Plehrave në Shqipëri, AKIP, i ka drejtuar një letër të hapur Presidentit të Republikës, Bujar Nishani parmes të cilës i kërkon rrëzimin e ligjit të plehrave me dekret.

Ja argumentat:

“Ky ligj u procedua me procedura të përshpejtuara, në mungesë totale informacioni, transparence dhe të pjesëmarrjes së qytetarëve shqiptarë.

Përgjatë gjithë Progres Raporteve të viteve të fundit, Bashkimi Europian i ka kushtuar vëmendje të veçantë problemeve të rënda në fushën e mjedisit në Shqipëri.

Pikërisht në përgjigje të këtyre Raporteve dhe aspiratave që ushqen shteti shqiptar për anëtarësimin në BE, janë hartuar Relacione (Ministria e Mjedisit dhe Ministria e Integrimit) ku garantohet se aplikimi i Konventës së Aarhusit, Ligjit Për të drejtën e Informimit dhe Ligjit Për Njoftimin dhe Konsultimin publik, Ligjit Për Mbrojtjen e Mjedisit, Ligjit Për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis, etj., i kanë garantuar qytetarët shqiptarë për zbatimin e tre shtyllave që janë detyrim ligjor në fushën e mjedisit. Këto tre shtylla janë:

a) Aksesi në informacionin mjedisor

b) Akses në vendim-marrjen mjedisore

c) Akses në drejtësi për çështje mjedisore.

Të gjitha këto akte dhe procedura ligjore janë shkelur në mënyrë flagrante përgjatë procedurave të kalimit të ndryshimeve në Ligjin Nr.10 463 date 22.09.2011 “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”.

Për këtë arsye, Ju drejtohemi Ju, si simbol i mbrojtjes së interesave kombëtare dhe konform kompetencave Kushtetuese që ushtroni, të mos dekretoni këto ndryshime dhe të verifikoni procedurat joligjore që janë ndjekur.
Me besim dhe shpresë në Vendimarrjen Tuaj qytetare. Do vlerësonim shumë dhe një konsultim publik me Ju”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY