Yuri Kim, takim me Lleshaj per transferimet e adresave ne te gjithe...

Yuri Kim, takim me Lleshaj per transferimet e adresave ne te gjithe vendin

79
0
Shares

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka njoftuar sot se ka pasur nje takim me ministrin e Brendshem, Sander Lleshaj, permes te cilit gjendet e sqaruar per transferimet qe kane ndodhur per nje numer te madh qytetaresh pa kerkesen e tyre.

“Kam pasur një diskutim shumë të mirë sot me Ministrin e Brendshëm Sander Lleshaj mbi bashkëpunimin e fortë për sigurinë dhe zbatimin e ligjit. Diskutuam gjithashtu përgatitjet për zgjedhjet, përfshirë zbatimin e ID biometrike siç është rënë dakord. Ai sqaroi pyetjet në lidhje me regjistrimin e votuesve.

Në pritje të sqarimeve publike kur Ministri Lleshaj shfaqet sonte në emisionin real story, plus publikimi i sqarimeve në faqen ne internet e Ministrisë për të siguruar transparencën dhe ndërgjegjësimin e publikut ndaj keqinformimit”, thote Yuri Kim.

Ministria e Brendshme ende nuknka nje sqarim per publikun se pse me mijera qytetare kane pesuar ndryshime thelbesore ne adresa qe reflektojne qendrat e votimit.

Nuk behet fjale per nje keqinformim por per nje fakt tashme i vertetuar edhe nga jje pjese e redaksise se Droni.al qe iu kishte ndryshuar adresa. /DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY