Asnjë rezultat në dy orë mbledhje, flet Bylykbashi: Ne ngulëm këmbë që...

Asnjë rezultat në dy orë mbledhje, flet Bylykbashi: Ne ngulëm këmbë që t’i drejtohemi ODIHR, PS ka frikë nga përgjigjja e arbitrit

131
0
Shares

Në përfundim të mbledhjes së Këshillit Politik, ku palët nuk gjetur akoma dakordësi, përfaqësuesi i opozitës së bashkuar, Oerd Bylykbashi, tha se opozita vijon të kërkojë me ngulë që palët t’i drejtohen OSBE/ODIHR për pikat ku nuk gjendet konsensusi.

Bylykbashi theksoi se PS vijon të mos pranojë, pasi sipas tij, ka frikë nga përgjigja e ODIHR, edhe pse ky i fundit është pranuar nga të gjithë si arbitër i procesit zgjedhor në vendin tonë.

Partia Socialiste, z. Gjiknuri refuzoi në mënyrë të vazhdueshme ngulte këmbë që të mbajë të pandryshuar qëndrimin e tij të palogjikshëm që të ndryshojë rregullat, ndërkohë që loja ka filluar.

Opozita kërkon me insistim, kërkoi edhe sot me insistim dhe përsëri u përball me refuzimin e Partisë Socialiste. Pra, opozita kërkoi me insistim që t’i drejtohemi ODIHR si arbitër i rënë dakord në marrëveshjen e 14 janarit.

PS përsëri sot nënvizoi frikën e saj nga përgfjigjia që do të vijë nga ai që të gjithë kemi pranuar që të jetë arbitër jo vetëm i këtij procesi reforme, por edhe i zgjedhjeve në Shqipëri. Ne vazhdojmë të qëndrojmë në këtë pozicion.

Nëse PS nuk ndryshon qëndrim bllokon funksionimin e Këshillit Politik e për rrjedhojë bllokon edhe Reformën Konsensuale Zgjedhore që është kërkesë e BE-së si një nga 15 kushtet për hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Pyetje: Z. Bylykbashi, z.Gjiknuri tha se do të ishte dakord t’i drejtoheshit ODIHR-it por me një produkt konkret, p.sh me propozimin e socialistëve. Pse nuk bini dakord?

Bylykbashi: Kërkuan tekst, i kemi dhënë tekst, zyrtarisht amendamente të cilat garantojnë koalicionin siç është sot në Kodin Zgjedhor, në përputhje me Kushtetutën e ndryshuar më 30 korrik dhe listën e hapur 100%. Të marrë versionin tonë, versionin e vet, t’ia çojmë ODIHR-it së bashku dhe e mbyllim këtë çështje, vazhdojmë diskutimet me çështje të tjera. Pikërisht këtë nuk do z.Gjiknuri, sepse e di që përgjigja që do të vijë është që: Ajo që po bëni po prek standardet ndërkombëtare për zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”,-shprehet  Bylykbashi.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY