Vaksina e Gripit/Ish-deputeti ngre pyetje për qeverinë: Kush e ka prodhuar?! A...

Vaksina e Gripit/Ish-deputeti ngre pyetje për qeverinë: Kush e ka prodhuar?! A qarkullon në BE?!

114
0
Shares

Ish-Ministri i Shëndetësisë Tritan Shehu ka ngritur një seri pyetjesh mbi “vaksinën falas të gripit” që Ministria e Shëndetësisë njoftoi se ka filluar të bëhet në poliklinikat e vendit, pasi janë siguruar 368 mijë doza.

Tritan Shehu ka hartuar një listë pyetjesh që konsistojnë në sigurinë e kësaj vaksine.

Së pari është siguria medikamentoze, – shkruan Shehu, –  edhe për vaksinën Grip. Ministria e Shëndetësisë është e detyruar të sqarojë për këtë vaksinë që po përdoret nga institucionet shtetërore:

Kjo vaksinë e ardhur dhe e trumbetuar, ku dhe nga kush është prodhuar, nën çfarë standartesh? A është regjistruar, a është në qarkullim dhe a mund të qarkullojë në vendet e BE, SHBA etj. ku veprohet nën “ombrellën” e sigurisë së EMA ose FDA?

Në cilat vende është në qarkullim kjo vaksinë aktualisht? Kush negocioi për këtë vaksinë, me cilin etj. dhe çfarë standartesh teknike e sigurie u kërkuan?

Pse kompanitë private nuk po hedhin një të tillë në tregun tonë, por vetëm vaksina të prodhuara nga kompani të njohura, të sigurta e të çertifikuara nga vende me procedura të konsoliduara për këtë?

A krijon kjo një diskriminim sigurie midis atyre që do të vaksinohen gratis me këtë vaksinë nga shteti dhe atyre që do ta realizojnë këtë kundrejt pagesës së blerjes tek privati të një vaksine të origjinës së sigurtë?

Cila është sasia e ardhur aktualisht dhe sa do të zgjasë delivrimi i plotë prej 320 mijë dozash që thuhen?  Po pjesa tjetër e popullsisë jashtë këtij numri, si do te vaksinohet në këtë periudhë domosdoshmërie?”,-shkruan Tritan Shehu.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY