Koalicionet/Opozita kërkon OSBE, Gjiknuri shmanget: “Sebep” për të mos gjetur kompromis! Nuk...

Koalicionet/Opozita kërkon OSBE, Gjiknuri shmanget: “Sebep” për të mos gjetur kompromis! Nuk imponohemi!

92
0
Shares

Pas letrës së Opozitës së Bashkuar dhe kërkesës së saj që Këshilli Politik ti drejtohet OSBE/ODIHR për koalicionet, gjatë mbledhjes që është duke u zhvilluar ka ardhur edhe përgjigja e përfaqësuesit të PS, Damian Gjiknuri.

Sipas tij, opozita po tenton të imponohet, ndërsa akuzoi palën tjetër se po kërkon arsye për të mos gjetur kompromisin.

“Oferta jone eshte te pranojme formulen e koalicioneve sipas shembujve te vendeve evropiane me sisteme proporcionale rajonale me lista te hapura. Me pas per ceshtjen e listave dhe pragut hajdeni te diskutojme. Ne i qendrojme propozimit tone per listat por megjithate hajdeni te ulemi dhe te punojme per te gjetur kompromis. Tentativa qe konsensusi te quhet imponim vetem i njeres pale eshte i papranueshem per mazhorancen”, thuhet në qëndrimin e Gjiknurit.

Pak para nisjes së mbledhje së rradhës së Këshillit Politik, përfaqësuesi i Partisë Demokratike në tryezën për Reformën Zgjedhore Oerd Bylykbashi ka deklaruar para nisjes së mbledhjes së Këshillit Politik se opozita dhe maxhoranca janë të ndara në çështjen e koalicioneve, por PS refuzon që të dërgohet kjo pikë në ODIHR.

Ai e cilësoi këtë sjellje të maxhorancës si hap bllokues. Pak më herët, Bylykbashi dhe Vasili i dërguan një letër Këshillit Politik ku kërkonin ekspertizën e OSBE/ODIHR sa i përket mosmarrëveshjeve të palëve për koalicionet.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY