Gruaja dhe motra e Thoma Çalës, i cili është në qeli pas akuzave të ngritura ndaj tij për përdhunim nga mbesa kanë folur në studion “Me zemër të Hapur”.
Vera, bashkëshortja e Thoma Çalës, ka treguar se akuza është e gjitha një trillim.
“Kjo ishte vajza jonë e tretë, rrinte gjithmonë me ne, dhe për cdo gjë unë e kuptoja, se nuk ishte fëmijë i urtë, cdo gjë ta thoshte në sy, nuk mbante, madje mbaj mend një rast kur në TVu dha një lajm se xhaxhai ka vrarë mbesën, pas një fejese të padëshiruar, tha si ka mundësi çfarë i duhet xhaxhait, unë s’do e lejoja të fuste hundët xhaxhai”.
Ndërkohë nga paraburgimi ka folur në një lidhje telefonike në studio edhe i akuzuari, i cili ka theksuar se mbesa po trillon, teksa ka hedhur kritika se nuk po hetohet siç duhet.
“Ajo i sillte ushqimet e gatshme në shtëpinë time nuk ka gatuar në shtëpinë time. Pretendon se më ka shërbyer dhe se gjatë shërbimit unë kam përfituar…Hetimet për mua nuk janë kryer sic duhet, për mua nuk ka hetime fare.Të zbërthehen tabulatet e telefonave të mbesës sime, të 2013, aty do kuptojnë se kush është mbesa ime dhe unë, se nga ana tjetër është një nepërkë. …Pasi ka shkuar në Tiranë mbesa është njohur me një djalë dhe ka ardhur ka kërkuar fejesë. Por babai i ka thënë se të kam dërguar në Tiranë për shkollë dhe jo për burrë”.
Pas lidhjes së kunatës së të akuzuarit, nënës së vajzës që ka ngritur akuzat në një lidhje telefonike në studio, ajo tha se ai e ka pranuar që vajza ka ardhur me dëshirë dhe kanë kryer marrëdhënie me dëshirë.
“E di shumë mirë Vera që ai njeri e ka ngacmuar një cupën e xhaxhait të vet, e di shumë mirë Vera dhe Lindita e dinë të gjithë se çfarë ka ndodhur me ata”, akuzoi kunata, por i akuzuari e mohoi dhe tha se do ngrinte edhe padi për këto shpifje.
NGJARJA
Ka qenë vetë vajza ajo që ka shkuar në komisariat dhe ka bërë denoncimin ndaj xhaxhait të saj. 19-vjeçarja ka pohuar para uniformave blu, se 46-vjeçari e kishte përdhunuar për herë të parë në muajin prill të vitit 2010, deri në vitin 2013. Të njëjtat burime pohuan se Cala kërcënonte mbesën e tij që të mos i tregonte askujt për veprimet e tij, ndërsa kryente me të marrëdhënie seksuale me dhunë për vite me radhë. E gjendur nën presion dhe në një gjendje psikologjike të rënduar, e reja kishte nuk i kishte treguar askujt. Ndërsa vite më vonë i ka treguar nënës së saj për aktet e turpshme të xhaxhait të saj, i cili tashmë gjendet pas hekurave nën akuzën për veprën penale “Marrëdhënie seksuale apo homoseksuale me të mitur”.
Zanafilla e kësaj ngjarjeje të rëndë i ka fillesat në muajin prill të vitit 2010, kur Thoma Cala ka përfituar teksa ka qenë i vetëm në banesën e tij dhe ka përdhunuar mbesën, e cila në atë kohë ishte vetëm 14 vjeçe. Këto akte të dhunshme ndaj së miturës vazhduan për rreth 3 vite, ndërsa më pas ajo i ka bërë rezistencë xhaxhait të saj. Burime zyrtare nga policia e Fierit pohuan, se K. Cala deklaroi se tërë këto vite ka qenë e traumatizuar dhe nuk ka ditur kujt t’ia besonte të vërtetën e saj të frikshme. Ajo shtoi se xhaxhai përfitonte sa herë kur në banesën e tij nuk kishte njeri, apo dhe në atë të vëllait të tij. Sakaq, teksa është marrë në pyetje nga oficerët e policisë, Thoma Cala nuk ka pranuar akuzat, ndërsa ka deklaruar se mbesa ka trilluar gjithçka, pasi ai kishte sherre me babanë e saj. “Si mund të përdhunoja unë mbesën time 14 vjeçe?! Si mund të përdhunoja unë një fëmijë, gjakun tim, vajzën e vëllait tim?! Është trillim. Është e sajuar çdo gjë”, mësohet të ketë thënë 46-vjeçari. Ndërkaq, vijon të hetohet ngjarja.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/