Arrestohen 3 persona në Tiranë, çfarë u gjet gjatë kontrollit në lokale

Arrestohen 3 persona në Tiranë, çfarë u gjet gjatë kontrollit në lokale

116
0
Shares

Policia e Tiranës ka evidentuar dhe goditur dy raste të zhvillimit të aktivitetit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, duke arrestuar tre perseona.

Vihen në pranga 3 shtetas që ushtronin këtë aktivitet, si dhe procedohet penalisht një shtetas tjetër.

Si rezultat i kontrollove, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. D., 36 vjeç, pasi në lokalin e tij, në një kompjuter të ndezur është i është gjetur një faqe interneti e cila dyshohet se përdorej për ushtrimin e aktivitetit të lojërave të fatit, në mënyrë të paligjshme.

Ndërkohë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve I. G., 53 vjeç dhe R. D., 23 vjeç, pasi janë kapur në flagrancë duke luajtur lotari sportive, nëpërmjet telefonave të tyre. Gjithashtu u procedua penalisht shtetasi K. H., 23 vjeç, pasi dyshohet se ka bashkëpunuar me shtetasit e mësipërm për të ushtruar këtë veprimtari të jashtëligjshme.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme parash të përfituara nga veprimtari e tyre e jashtëligjshme, 4 aparate celular dhe njësia kompjuterike.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY