GJKKO ka lënë në fuqi masën e sigurisë pezullim nga detyra për ish-kreun e OFL-së, Artan Shkëmbi. Gjatë seancës avokati i Arben Broci u shpreh se Shkëmbi nuk ka pasur telefon që akseson platformën “encro chat” e cila sipas hetimeve ishte vënë përgjim.
Zv.drejtori i OFL-së është pezulluar nga detyra, pasi akuzohet se dekonspiroi operacionet e OFL-së dhe për korrupsion. Autoritetet gjermane informuan SPAK-un se një oficer i lartë i Policisë Shqiptare kishte nxjerrë sekretin.
Për këtë arsye, SPAK-u i kërkoi Gjykatës së Posaçme pezullimin e zëvendësdrejtorit të Operacionit Forca e Ligjit, Artan Shkëmbi.
/DRONI.AL/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/