Shpërthen Mimoza Margjeka, akuza SPAK-ut: Po sulmohem se s’njoha zgjedhjet, kam 4...

Shpërthen Mimoza Margjeka, akuza SPAK-ut: Po sulmohem se s’njoha zgjedhjet, kam 4 diploma!

142
0
Shares

Gjyqtarja Mimoza Margjeka ka folur para nisjes së seancës gjyqesore ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit të Organizuar. Ajo tha se po sulmohet politikisht pasi është e vetmja gjyqtare që nuk njohu zgjedhjet e 30 qershorit ndërsa u shpreh se priste që të gjithë gjyqtarët të mbanin të njëjtin qëndrim si ajo.

Margjeka hodhi poshtë akuzat se ka marrë 6 mijë euro për të nxjerrë nga qelia një të dënuar duke deklaruar se ka punuar dhe i është dedikuar kësaj pune ndërsa sot ka 4 diploma në këtë fushë.

Ajo u shpreh se do të kërkojë prezencën e medias në sallë sot pavarësisht se i kanë thënë se nuk lejohet për shkak të pandemisë së koronavirusit, ose në të kundërt shtoi se do të kërkojë foninë në sallë në mënyrë që gjithçka të ndiqet nga mediat.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY