Komisioni i debateve presidenciale do te ndryshoje rregullat

Komisioni i debateve presidenciale do te ndryshoje rregullat

65
0
Shares

Komisioni i Debateve Presidenciale thotë se do shtojë “masa rejapër  ruajtur rregullin debatet e ardhshme pas debatit te parë kaotik mes Presidentit Donald Trump dhe rivalit tij demokrat, Joe Biden.

Ndërprerjet e vazhdueshme nga ana e zotit Trump ndërsa fliste kandidati demokrat, përcaktuan tonin e debatit martën. Zoti Biden shpesh nuk arrinte mbaronte dot fjalinë.

Moderatori Chris Wallace i televizionit Fox News i kërkoi disa herë zotit Trump të lejonte zotin Biden mbaronte, por pa rezultat.

Zoti Biden tha një takim fushate mërkurën se shpresonte organizatorët e debateve ardhshme mund mbyllninmikrofonin e kandidatit nuk ishte duke folur.

Ishte një turp kombëtar. Nuk dua spekulloj se çfarë do ndodhë debatin e dytë ose tretë”, tha ai.

Presidenti Trump reagoi Twitter duke postuar një lajm për njoftimin e Komisionit Debateve Presidenciale, shoqëruar me komentin:

Provoni merrni një moderator ri dhe njëkandidat zgjuar demokrat”.

Ai e kishte kritikuar edhe herët Twitter gjatë ditës, moderatorin e debatit, Wallace.

Komisioni i Debateve Presidenciale e falenderoi zotin Wallace “përprofesionalizmin dhe aftësitë e tij debatine natës kaluar”.

Ndërkohë fushata e zotit Trump reagoi ndajnjoftimit, duke thënë se Komisioninukduhet ndryshojë rregullat e lojës mesprocesit.

Komisioni jopartiak ka organizuar çdo debatpër zgjedhjet presidenciale nga viti 1988. një deklaratë, komisioni tha se debati iparë “e bëri qartë se duhen bërë ndryshime strukturën e formatit debateve ardhshme, për garantuar një diskutim rregullt çështjeve”.

Komisioni tha se “synon  siguroje instrumenta shtesë për ruajtur rregullinpër debatet e tjera”.

Komisioni thotë gjithashtu se po “shqyrton me kujdes ndryshimet do miratojë dhedo t’i bëjë ato njohura shpejti”.

I rikthehen fushates pas debatit

Presidenti republikan Donald Trump dhe rivali i tij demokrat, ish nënpresidenti Joe Biden, iu rikthyen fushatës të mërkurën, një ditë pasi këmbyen tallje dhe ofendime, në një debat të përshkruar nga ekspertët e zgjedhjeve si më i keqi ndonjëherë në historinë moderne të politikës amerikane, raporton Zeri i Amerikes.

Presidenti Trump shkon në Minesota, një shtet vendimtar për rezultatin e zgjedhjeve, ku ai humbi me një diferencë të ngushtë në vitin 2016 por që shpreson ta rimarrë këtë herë. Sondazhet tregojnë se presidenti është në disavantazh në këtë shtet dhe në të gjithë vendin, pesë javë përpara zgjedhjeve të 3 nëntorit.

Presidenti Trump po merr pjesë në një aktivitet për grumbullim fondesh në një shtëpi private pranë Mineapolisit, qyteti më i madh i këtij shteti, dhe më pas shkon në Duluth, qyteti port në skajin më perëndimor të liqeneve Great Lakes, për një tubim me mbështetësit e tij.

Zoti Biden filloi një udhëtim fushate me tren përgjatë zonave të ndryshme në Pensilvani dhe Ohajo, dy shtete fushëbetejë ku presidenti Trump arriti të fitojë katër vjet më parë kundrejt demokrates Hillay Clinton. Por sondazhet tani tregojnë se zoti Biden kryeson në garën për president.

Zoti Biden po përpiqet të fitojë veçanërisht votat e punëtorëve në të dyja këto shtete që historikisht kanë votuar për demokratët por që votuan për presidentin Trump në vitin 2016.

Pasi e cilësuan njëri-tjetrin gjatë debatit të së martës si të paaftë për të drejtuar vendin për katër vitet e ardhshme, të dy kandidatët rifilluan sulmet e tyre të mërkurën në Twitter.

Presidenti Trump pohoi, “Askush nuk e do gjumashin Joe si drejtues, përfshi të Majtët Radikalë (të cilët i humbi mbrëmë.).” Presidenti tha se Biden-i tregoi “mungesë respekti” për Bernie Sandersin duke “e quajtur praktikisht një të humbur!” Zoti Sanders, senator nga Vermonti i cili drejton krahun progresist të demokratëve, ishte pretendenti i fundit përballë zotit Biden në garën për të marrë emërimin e partisë para se të pranonte humbjen në fillim të vitit.

Zoti Biden-i dha vlerësimin e tij për debatin, duke thënë, “Ju keni dëgjuar shumë gjëra të dalin nga goja e Presidentit Trump. A mund të më thoni një gjë që tha ai që do t’ua bëjë jetën tuaj më të mirë? “Në një video, fushata e zotit Biden sulmoi presidentin Trump që nuk pranoi gjatë debatit të refuzonte mbështetjen e supremacistëve të bardhë.

“Nuk ka si të thuhet ndryshe: Presidenti i Shteteve të Bashkuara refuzoi të hedh poshtë supremacistët e bardhë në debatin e mbrëmshëm,” tha fushata e zotit Biden.

Ashtu siç pritej, zyrtarët e të dyja fushatave ,Trump dhe Biden ishin të kënaqur me paraqitjen e kandidatit të tyre në debat, por analistët politikë shprehën keqardhje për mllefin dhe faktin që Presidenti Trump dhe rivali i tij Biden shpesh ndërprenë njëri-tjetrin dhe nuk i linin radhë njëri-tjetrit. Zoti Trump bëri numrin më të madh të ndërhyrjeve. VOA

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY