Sherri me thika në ish-bllok, identifikohet autori

Sherri me thika në ish-bllok, identifikohet autori

49
0
Shares

I plagosuri Halim Hysa

Policia e Tiranës ka bërë të mundur identifikimin e autorit të sherrit, ku ai i nguli thikën një 32-vjeçari mëngjesin e ditës së sotme në zonën e ish-bllokut. Nga të dhënat e para mësohet se i plagosuri është Halim Hysa, 31 vjeç.

Sipas policisë, T. A., 45 vjeç, dyshohet se rreth orës 00:30, tek rruga “Donika Kastrioti”, pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës shtetasin H. H., i cili ka shkuar në QSU-të dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Po punohet për kapjen e këtij shtetasi.

Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Prodhim, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga Nenet 88 dhe 279 të Kodit Penal.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY