“I kapur në flagrancë”, PD replikon me Lleshajn: Injoranca nuk është alibi...

“I kapur në flagrancë”, PD replikon me Lleshajn: Injoranca nuk është alibi për ti shpëtuar ndëshkimit ligjor

167
0
Shares

Vijon replikimi në distancë mes Partisë Demokratike dhe ministrit të brendshëm Sandër Lleshaj lidhur me publikimin në “Boom” të skandalit me zhvendosjen e adresave të qytetarëve.

Sërish përmes ish-deputetit Enkelejd Alibeaj, selia blu e konsideron mashtrim reagimin e ministrit.

Sipas tij, injoranca e Lleshajt nuk është alibi për ti shpëtuar ndëshkimit ligjor.

Përgjigja e plotë:

I KAPUR NE FLAGRANCE!

Sander Lleshaj paska mashtruar serish per skandalin e manipulimit te listave te gjendjes civile dhe listave te zgjedheseve!

Si i pandehur i kapur ne flagrance, u perbetoka se lista e zgjedhesve nuk do te ndryshoje. Dhe po si te pandehurit qe krimin e cojne deri ne fund, rrefen se do te zhvendose 300 mije qytetare nga vendbanimi i tyre.

Injoranca nuk eshte alibi per t’i shpetuar ndeshkimit ligjor !!

Mesimi i pare, per kedo zyrtar shteti eshte: lexo ligjin, lexo ligjin dhe lexo ligjin!

Per Lleshajn dhe te gjithe ata qe duan te manipulojne listat e zgjedhesve, te lexojne nenin 46 te Kodit Zgjedhor. Aty tregohet se si krijohen listat e zgjedhesve: krijohen nga REGJISTRI I GJENDJES CIVILE, ku elementi “vendbanim” eshte thelbesor!!

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY