Një ditë para hapjes së bareve dhe restoranteve në ambiente të mbyllura në kuadër të lirimit të masave për parandalimin e Covid-19, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka rikujtuar rregullat strikte për klientët dhe punonjësit.
Me anë të një fotoje në rrjetet sociale Manastirliu kërkon të zbatohen rregullat me qëllim ruajtjen e shëndetit për vete dhe të tjerët.
“Respektimi i protokolleve strikte të sigurisë, është thelbësor për ruajtjen e shëndetit të qytetarëve”, shkruan ministrja.
-Në hyrje higjienizues për duart
-Personeli duhet të mbajë maskë
-Tavolinat në distancë 2 me larg njëra-tjetrës
⚠️ Respektimi i protokolleve strikte të sigurisë, është #thelbësor për ruajtjen e shëndetit të qytetarëve.‼️Mos neglizhoni masat #antiCOVID#RuaniShëndetin
Publiée par Ogerta Manastirliu sur Mercredi 30 septembre 2020
/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/