PD paralajmëron padi penale për inceneratorin e Tiranës: U veprua si grup...

PD paralajmëron padi penale për inceneratorin e Tiranës: U veprua si grup i strukturuar kriminal për të vjedhur 400 milionë euro

109
0
Shares

Qeveria dhe Bashkia e Tiranës kanë vepruar si një grup i strukturuar kriminal në lidhje me ndërtimin e inceneratorit të Tiranës. Kështu shprehet Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Çlirim Gjata.

Përmes një reagimi në Facebook, zyrtari i selisë blu shprehet se, “hetimi limonatë për “pabarazi në tendera” është tallje me djersën e shqiptarëve”, ndersa paralajmeron padi ne gjykate.

Qeveria e Edi Ramës dhe Bashkia e Tiranës, e drejtuar nga Erion Veliaj kanë vepruar si një grup i strukturuar kriminal në lidhje me ndërtimin inceneratorit të Tiranës.

Me inceneratorin e Tiranës ka patur veprime të paramenduara dhe planifikuara, duke nisur nga Edi Rama dhe Erion Veliaj, në dëm të interesit publik.

Bëhet fjalë për një biznes ku shteti do të paguajë rreth 400 milionë euro tek privati që fshihet në parajsë fiskale dhe askush nuk e di kush është. Hetimi limonatë për “pabarazi në tendera” është tallje me djersën e shqiptarëve.

Partia Demokratike do të depozitojë shumë shpejt padinë e vërtetë penale për inceneratorin e Tiranës. Bashkëpunimi kriminal i këtij pushteti për të përfituar kundër interesit të qytetarëve, do të duhet të ndëshkohet!”, shkruan Gjata në reagimin e tij.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY